Janë liruar nga shoqërimi në polici, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milana Radojeviq dhe ai i Kuvendit Komunal, Ivana Zaporoshac që u dërguan në stacion pasi provuan që ta ngjyrosin me sprej të kuq mbishkrimin “E dua Mitrovicën” që ishte vendosur nga pushteti paraprak komunal.
Kjo, derisa nuk u lejuan që ta largojnë atë, në bazë të vendimit të ri të Kuvendit.
Radojeviq, tha pas lirimit se aksioni për largimin e obeliskut është legal meqë mbështetet në vendimin e kuvendit komunal, në bazë të të cilit është kontraktua edhe kompania për heqjen e tij.
Sipas tij, “nuk ka më Mitrovicë, por ekzistojnë vetëm Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore”



Të tjera
Një vezë dhe uthull molle kundër sheqerit në gjak
Ylli 100 milionë eurosh dhe 10 yjet që mbetën jashtë Botërorit 2026
Lamine Yamal shpallet “lojtari i sezonit” në La Liga