Liverpool ka nisur bisedimet me Leipzigun për transferimin e talentit 19-vjeçar, Yan Diomande.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shihet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah, i cili ka mbyllur aventurën e tij në “Anfield”.
Klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë lehtë lojtarin dhe kërkon mbi 130 milionë euro, ndërsa Liverpool shpreson ta mbyllë marrëveshjen për rreth 110 milionë euro.
Për Diomande interesim kanë shfaqur edhe PSG dhe Manchester City, por Liverpooli beson se mund ta bindë lojtarin me një rol të rëndësishëm në ekip.
Sezonin e kaluar, ai realizoi 23 gola dhe 10 asistime me Leipzigun.




Të tjera
Një vezë dhe uthull molle kundër sheqerit në gjak
Ylli 100 milionë eurosh dhe 10 yjet që mbetën jashtë Botërorit 2026
Lamine Yamal shpallet “lojtari i sezonit” në La Liga