Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me qytetarë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet e 7 qershorit, përcjell KosovaPost.
Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se synimi është tejkalimi i rezultatit të mëparshëm zgjedhor dhe vendosja e një rekordi të ri.
“Me Bregun e Diellit, të dielën dalim në breg. Për fitore masive na duhet pjesëmarrje masive. Më 7 qershor nuk mjafton ta përsërisim rezultatin, duhet ta tejkalojmë atë dhe të vendosim rekord të ri”, u shpreh ai.



Të tjera
Stresi në punë ndikon negativisht në shëndet
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drejtë
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale