Nesër, më 6 qershor 2026, pritet të zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovo, ku rreth 27,724 qytetarë të regjistruar do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës jashtë vendit.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha qendrat e votimit në ambasada dhe konsullata do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 sipas kohës lokale të shteteve përkatëse.
Votimi do të organizohet në 47 vendvotime, në 17 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme.
Autoritetet zgjedhore theksojnë se në listë janë vetëm shtetasit që janë regjistruar paraprakisht për këtë formë votimi gjatë periudhës 6–17 maj 2026.



Të tjera
Dëshira për t’u dukur bukur në rroba sportive rrit nivelin e ndërhyrjeve kirurgjike tek gratë
Revolucioni i Flamingove, pankartat e protestuesve në Bulevard ditën e gjashtë
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike