Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës zgjedhore të kësaj partie, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ajo ka vlerësuar se pavarësisht pakënaqësive dhe sfidave politike, pjesëmarrja në zgjedhje mbetet mënyra më e mirë për të ndikuar në drejtimin e vendit.
“Kemi dëgjuar shumë qytetarë të cilët janë lodhur nga bllokadat, nga pritjet dhe nga pasiguria politike. Por dorëzimi nuk është zgjidhje. Kosova ecën përpara vetëm me pjesëmarrje. Mosvotimi nuk është zgjidhje… Vota juaj është vendimi që përcakton të ardhmen e Kosovës”, tha mes tjerash Osmani.



Të tjera
Knicks dy fitore larg titullit të parë pas 53 vjetësh
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s