Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili e cilësoi këtë vendim si një moment krenarie për qytetin dhe për komunitetet që jetojnë pranë liqenit.
Sipas Becit, ky status i ri për Liqenin e Shkodrës vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm që territori mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies.
“Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë! Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi. Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies. Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të çmuara të Shkodrës”, shkruan Beci/ RTSH



Të tjera
Papa iu bën thirrje udhëheqësve të zbutin përçarjet në fillim të udhëtimit në Spanjë
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit
Shenjat se keni një marrëdhënie të përsosur, por nuk e dini