Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Para mijëra qytetarëve që kishin mbushur sheshin Shatervan në tubimin madhështor të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Kryeministri Albin Kurti ka lartësuar figurën e kandidatit për deputet me numrin 50, Mytaher Haskuka.

Në fjalimin e tij të zjarrtë, Kurti u ndal te reformat konkrete në infrastrukturën sociale, duke ia faturuar meritën kryesore Haskukës për njërën nga arritjet më të mëdha në këtë qytet: thyerjen e harresës shumëvjeçare për çerdhet publike.

​Kurti nuk ka kursyer lëvdatat për Haskukën, duke kujtuar se si para qeverisjes së tij, Prizreni, qyteti i dytë më i madh në Kosovë, ishte lënë plotësisht pas dore sa i përket kujdesit për fëmijët.

​​Gjatë fjalimit, Kurti riktheu në vëmendje gjendjen e vitit 2017, për të treguar modelin e ndryshimit që solli kandidati i LVV-së me numrin 50.

​”Gjatë mandatit të kaluar, janë ndërtuar 2 çerdhe të reja publike. Gjej rastin këtu të kujtoj se në vitin 2017, Prizreni nuk ka pasur çerdhe publike. Kurrë asnjë qeveri qendrore apo lokale. Gjatë mandatit të Mytaher Haskukës, u përurua çerdhja e parë publike në Prizren ’11 Marsi’, me 1 mijë e 800 metra katrorë hapësirë dhe kapacitet për 240 fëmijë, duke përmbushur standardet më të avancuara të edukimit parashkollor,” tha Kurti para masës që duartrokiste.

​Kurti godet opozitën: E lanë Prizrenin pa asnjë çerdhe

​Kryeministri bëri një krahasim
të prerë mes qeverisjes së LVV-së dhe partive opozitare, duke vënë në dukje se mospunën e tyre e rregulloi pikërisht Haskuka.

​”Paramendojeni, ish-qeverisjet e Bllokut opozitar e kanë lënë Prizrenin pa çerdhe, me ne nuk ndodh kjo. Sepse ne e kuptojmë që fëmijët tanë, janë edhe e tashmja edhe e ardhmja e atdheut tonë të dashur,” deklaroi ndër të tjera lideri i Vetëvendosjes.