Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Sipas të dhënave të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Lista preliminare e votuesve për këto zgjedhje përfshin gjithsej 2,092,174 votues.

Sipas listës së KQZ-së, numri i përgjithshëm i votuesve të rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në votime është 22,685. Nga ta, 16,933 janë qytetarë që kanë arritur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit për Kuvend, ndërsa 5,198 janë persona të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose qytetarë që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Nga 16,934 votuesit e rinj, 8,752 ose 51.68 për qind janë meshkuj, ndërsa 8,182 ose 48.31 për qind janë femra.