Zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në votim i jep kuptim demokracisë.
“Së bashku me gruan time, Emirën, sot dolëm dhe votuam. Demokracia e merr kuptimin e saj të plotë kur qytetarët marrin pjesë dhe vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më i lartë zëri i qytetarëve, aq më e fortë demokracia jonë”, ka shkruar Konjufca.



Të tjera
Çdo e treta femër tradhton një herë në jetë…
E ardhmja e Muriqit lidhet me zgjedhjet te Fenerbahçe
Patrice Evra sfidon Yamalin: Do ta haja të gjallë në fushë