KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme deri në orën 17:00.

Sipas KQZ-së, nga 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë orë kanë votuar 546,185 votues, që përfaqëson 27.87 për qind të pjesëmarrjes.

Nga 2,498 vendvotime në nivel vendi, janë procesuar të dhënat nga 2,361 vendvotime, ose 94.52 për qind e tyre.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit 2025, kur deri në të njëjtën periudhë pjesëmarrja ishte 38.63 për qind, këtë herë pjesëmarrja është më e ulët për 10.76 pikë përqindjeje.

KQZ pritet të publikojë përditësime të reja gjatë mbrëmjes, ndërsa procesi i votimit vazhdon deri në mbylljen e vendvotimeve.