Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të votimit, duke theksuar se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje duhet të mbrohet dhe respektohet deri në përfundimin e procesit të numërimit.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Vinicius mendon vetëm për Brazilin: Për Realin do të flasim pas Botërorit
Kumbullat e thata, të dobishme kundër plakjes
Mbi 92% të votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar të partive