Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi – Ekonomia Online

Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Andorrës, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë spektakolare.

45 minutat e parë të takimit u karakterizuan me kontroll më të madh të lojës nga Kosova, e cila kërkoi vazhdimisht të krijojë raste dhe të ushtrojë presion ndaj mbrojtjes së Andorrës, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht disa tentimeve në fazën ofensive, “Dardanët” hasën në rezistencë të mysafirëve, të cilët u organizuan mirë në prapavijë.

Megjithatë, epërsia e Kosovës u konkretizua pak para fundit të pjesës së parë.

Golin e vetëm në këtë 45-minutësh e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 41-të, pas një ekzekutimi të saktë nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Kosovën në epërsi.

Pas golit, Kosova menaxhoi me qetësi minutat e mbetura deri në pushim, duke ruajtur avantazhin minimal 1:0.

Ndërkohë, pritet që në pjesën e dytë përzgjedhësi Franco Foda të bëjë ndryshime dhe të kërkojë të rrisë ritmin e lojës për të siguruar një rezultat më bindës në këtë përballje miqësore.