Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar fitoren bindëse 3:0 të Kombëtares së Kosovës ndaj Andorrës.
Ademi në një postim në Facebook, ka shënuar se kjo fitore dedikohet për Fatjon Bunjakun i cili humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit sot në një aksident tragjik, transmeton Klankosova.tv
“Rikthehemi te fitorja, dedikim për Fatjon Bunjakun. Një fitore bindëse 3:0 në miqësoren ndaj Andorrës, në një mbrëmje që iu dedikua me respekt dhe dhimbje kujtimit të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht mesnatën e kaluar” ka shkruar Ademi.
Ai poashtu theksoi se kjo fitore tregoi potencialin e madh të brezit të ri, falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh i sigurt se e ardhmja e Kombëtares është në duar të sigurta, ndërsa ftoi të gjithë të vazhdojnë së bashku drejt sfidave të radhës.



Të tjera
Si të ruani shkëndijat në lidhje edhe pas shumë vjetësh
Një 18-vjeçar vr*itet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Socialistët Evropianë urojnë VV-në: Presim të ardhmen evropiane të Kosovës