Kreu i LVV-së, Albin Kurti, po mban fjalim në sheshin qendror të Prishtinës pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit ku LVV ka marrë rreth 43 %.
Kurti ka ngacmuar partitë opozitare, duke thënë se vetëm ata s’do të dalin nesër në punë, meqë s’ka Kuvend.
“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqëissht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojnë në punë”, ka thënë Kurti.
Ai megjithatë ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.
“Në javët në viji,do të komunikojmë e do t’i takojmë, dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Pse është e rëndësishme të flini tetë orë natën?
Çka fshihet pas thënies – si hunda ashtu edhe krenaria?
Izolimi social rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme