Kryeministri në detyrë dhe kandidati edhe për nja mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku falënderuar mbështetësit e kësaj partie në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të punojë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara. Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës. Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”, ka shkruar Kurti.
Nga numërimi i afër 100% të votave sipas rezultateve preliminare LVV ka 42,91% apo 298,469 vota. Nga 433.394 vota sa kishte marrë në zgjedhjet e dhjetorit 2025, LVV të dielën ka siguruar 297.286 vota, ose 136.108 vota më pak



Të tjera
Pesë faza që të gjitha çiftet i kalojnë
Mjeku i Danimarkës jep lajme pozitive për Christian Eriksen: Gjendja e tij është stabile
KQZ tregon se kur nis numërimie votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat