Egzon Bislimi ka njoftuar largimin nga Liria.
Portieri kosovar kaloi një sezon fantastik te skuadra prizrenase, por aventura me bardhezinjtë tashmë ka përfunduar.
Ai ka falendëruar tre trajnerët me të cilët ka punuar këtë sezon, duke filluar me Klodian Duron, Liridon Lecin dhe Ismet Munishin.
Njoftimi i plotë:
Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e FC Lirisë.
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë trajnerët me të cilët pata privilegjin të punoj gjatë kësaj periudhe. Një falënderim i veçantë shkon për profesor Klodian Duron për punën, besimin, korrektësinë dhe mbështetjen që më ka dhënë nga dita e parë deri në fund të bashkëpunimit tonë.
Gjithashtu, falënderoj trajnerin Liridon Leci për besimin dhe momentet e mira që kemi kaluar së bashku. Mirënjohje edhe për trajnerin Ismet Munishi, i cili ka dhënë maksimumin për grupin me profesionalizmin, përkushtimin dhe motivimin e tij të vazhdueshëm. Falënderoj po ashtu trajnerin e portierëve, Hëzër Doda, për punën e shkëlqyer që ka bërë çdo ditë, si gjatë seancave stërvitore ashtu edhe jashtë tyre.
Një falënderim i madh shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi. Gjatë gjithë vitit kemi dhënë maksimumin, kemi sakrifikuar shumë dhe kemi luftuar së bashku për ngjyrat e klubit. Fatkeqësisht, puna dhe sakrifica jonë nuk u shpërblyen në mënyrën që e kishim pritur.
Në fund, dua të falënderoj nga zemra qytetin e Prizrenit dhe grupin e tifozëve Arpagjik’t, për mbështetjen e vazhdueshme dhe dashurinë e treguar ndaj klubit. Uroj që me ndihmën e tyre, FC Liria të rikthehet sa më shpejt aty ku e ka vendin, në Superligë.
Faleminderit për gjithçka!



Të tjera
Mënyrat më të mira për të shpëtuar fëmijët tuaj nga varësia ndaj teknologjisë
Kryengritja Surprizë Shqiptare: Izraeli, Kushner dhe Rezistenca e Madhe
Kandidatja e Listës Serbe takon parlamentarët zviceranë, përpiqet t’i dezinformojë për pozitën e serbëve në Kosovë