Anglia dhe Kosta Rika e kanë përjetuar problemin e stuhive dhe motit jo të mirë.
Dhe ky mund të jetë rreziku më i madh në Kupën e Botës, në aspektin e zhvillimit të ndeshjeve.
Gjatë Kupës së Botës për Klube, stuhitë ishin faktor që shumë ndeshje në turne u shtynë.
Gjashtë ndeshje përfunduan me vonesë.
Ka pasur ndeshje që janë shtyrë për pak minuta, ndërsa më e gjata ka qenë ajo mes Benficas dhe Auckland Cityt. Ai ballafaqim ishte shtyrë për më shumë se dy orë.
Për një orë e 40 minuta ishte shtyrë ndeshja mes Pachucas dhe Salzburgut.
Një orë ndalesë pati në ndeshjen Ulsan – Mamelodi Sundoëns, njësoj si Boca Juniors – Auckland City.
Për 45 minuta nuk u pa futboll as në ndeshjen Palmeiras – Al Ahly.
Rregulli është i qartë.
Nëse bie rrufe në rrezen prej 13 kilometrave nga stadiumi, ndeshja ndalet.
Tifozët largohen nga shkallët e stadiumit, kurse lojtarët hyjnë në dhomat e zhveshjes.
Për të nisur ndeshja sërish duhet që të mos ketë rrufe tjetër për 30 minuta.



Të tjera
Arrestohet gruaja që dyshohet se rrëmbeu një të mitur në Vushtrri
Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian i Golf-it, Qipro nuk lejoi paraqitjen me simbolet shtetërore
Këto janë frutat që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit