Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e U.S. Lecce edhe për dy vite të tjera.
Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Ramadanit deri në verën e vitit 2027, duke i dhënë fund çdo dyshimi rreth të ardhmes së tij.
Lajmi nuk vjen si surprizë, pasi raportimet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve kishin qarkulluar që në janar të këtij viti. Tashmë marrëveshja është finalizuar dhe zyrtarizuar nga klubi i Serie A.
Ramadani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lecces në sezonet e fundit, duke u shndërruar në një pikë referimi në repartin e mesfushës falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe eksperiencës së fituar në futbollin italian.
Me këtë rinovim, Lecce siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëve kyç të skuadrës, ndërsa Ramadani do të ketë mundësinë të vazhdojë aventurën e tij në elitën e futbollit italian deri të paktën në vitin 2027.



Të tjera
Kjo sasi uji çdo mëngjes në lukth të zbrazët është ideale për pastrim të organizmit!
Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër pastrimit të parave
Kosova stabile në renditjen e re të FIFA-s