Paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto – Qeveria Kurti më miqësorja ndaj bizneseve

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme do të ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh, për punëtorët e sektorit privat, përcjell KosovaPost.

Në një njoftim në Facebook, Murati bëri me dije se komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve.

“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim” shkroi Murati.