Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri – Ekonomia Online

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri

Granit Xhaka ka vazhduar kritikat e tij pas barazimit zhgënjyes 1-1 të Zvicrës ndaj Katarit në Kupën e Botës, duke lënë të kuptohet se disa nga bashkëlojtarët e tij nuk i respektuan detyrat taktike në fushë.

Kapiteni i kombëtares zvicerane ishte i zemëruar pas golit të vonshëm të pësuar dhe fajësoi mungesën e disiplinës për humbjen e kontrollit të ndeshjes.

“Kjo nuk duhet të ndodhë në këtë nivel. Në fund të pjesës së dytë e humbëm ritmin tonë. Nuk po luanim më në të njëjtat pozicione si në pjesën e parë. Të gjithë po lëviznin paksa kudo në fushë”.

Mesfushori 33-vjeçar duket se kritikoi edhe disa nga lojtarët e aktivizuar nga banka rezervë, duke theksuar se secili duhet t’u përmbahet udhëzimeve të trajnerit.

“Nëse trajneri aktivizon një lojtar dhe ai përpiqet të bëjë gjithçka vetë, ndërsa humbet disiplina në pozicione të caktuara, atëherë bëhet e vështirë”.

“Kjo ka të bëjë patjetër me disiplinën. Në fund, duhet të bësh atë që kërkon trajneri dhe jo të mendosh se duhet të jesh protagonisti që bën gjithçka i vetëm”.

Megjithatë, kapiteni refuzoi të përmendte emra konkretë, duke insistuar se kritikat e tij nuk kishin në shënjestër një individ të vetëm.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë lojtar apo ndonjë zëvendësim të caktuar. Bëhet fjalë për lojën në përgjithësi. Kur humbet durimin, humbet edhe disiplinën. Duhet të mbetesh i durueshëm”, përfundoi Xhaka.