Barcelona nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Ferran Torres gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht interesimit të raportuar nga PSG.
Sipas raportimeve nga Spanja, kampioni francez po e monitoron sulmuesin spanjoll si një zëvendësues të mundshëm të Bradley Barcolas, e ardhmja e të cilit në Paris mbetet e paqartë. Gjithashtu, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, raportohet se është një admirues i madh i Torresit.
Megjithatë, Barcelona e ka bërë të qartë brenda klubit se lojtari nuk është në shitje. Trajneri Hansi Flick e konsideron Ferran Torresin një pjesë të rëndësishme të planeve të tij për sezonin e ardhshëm dhe nuk po mendon për largimin e tij.

Po ashtu, raportohet se lojtari ende nuk është informuar zyrtarisht për ndonjë lëvizje nga PSG, ndërsa drejtuesit e Barcelonës janë të fokusuar në rinovimin e kontratës së tij. Marrëveshja aktuale e Torresit me klubin katalunas skadon në vitin 2027.
Ferran Torres iu bashkua Barcelonës në sezonin 2021/22 për rreth 55 milionë euro dhe me kalimin e viteve është shndërruar në një element të rëndësishëm të skuadrës. Sezonin e kaluar ai realizoi 16 gola dhe regjistroi dy asistime në 33 paraqitje në La Liga, duke qenë titullar në 23 prej tyre.
Aktualisht, 26-vjeçari ndodhet me kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës, ku po vazhdon të tregojë formë të mirë dhe fleksibilitet në repartin ofensiv, cilësi që e bëjnë një lojtar të rëndësishëm si për klubin, ashtu edhe për përfaqësuesen.



Të tjera
Si ta përdorni marenë kundër reumatizmit dhe zmadhimit të mëlçisë
Pak minuta përpara protestës, reagon sërish Rama
15 ditë proteste, “Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!