Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”, bashkëshorti në gjendje të rëndë

Një grua rreth 69-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në aksidentin e trafikut që ndodhi më herët gjatë ditës sëdiel në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Ndërkaq, në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdon të jetë bashkëshorti i saj, i cili po trajtohet në Qendrën Emergjente.

Ai ndodhet në sallën e operacionit, ku po intervenojnë ekipet e kirurgjisë vaskulare, mjekët e Qendrës Emergjente dhe anesteziologët.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.