Milan është shumë pranë finalizimit të transferimit të Aurelien Guernier, një prej talenteve më premtues të gjeneratës së vitit 2007.
Anësori i majtë është lojtar i lirë pas largimit nga Birmingham City, ndërsa klubi italian do të paguajë vetëm kompensimin për formimin (training compensation) ndaj klubit anglez, sipas rregullave të FIFA-s, transmeton Klankosova.tv.
Guernier konsiderohet një investim për të ardhmen e Milanit. Plani i klubit është që 19-vjeçari të jetë pjesë e programit mes ekipit të parë dhe Milan Futuro, ku do të ketë mundësi të zhvillohet gradualisht, duke qenë nën vëzhgimin e stafit teknik të kuqezinjve.
Milani beson se francezi ka potencial të madh dhe synon ta integrojë në projektin afatgjatë të klubit.



Të tjera
Ballkani dhe Malisheva mësojnë kundërshtarët në raundin e parë të Conference League
KEDS njofton ndërprerje të energjisë për datat 17-20 Qershor
Milan zyrtarizon trajnerin e ri