Ky ishte takimi i parë me përbërje nga shtetet partnere të zgjerimit në nismën “Mburoja e Demokracisë Evropiane” prej kur inicua nga Komisioni Evropian në nëntor të 2025.
Në fjalimin e tij, Zulfaj theksoi se demokracia është fusha e vetme ku integrimi në instrumentet e BE-së duhet të jetë i shpejtë dhe jo gradual. Paqja, liria dhe prosperiteti i BE-së janë ndërtuar mbi themelin demokratik. Ai vuri në dukje se demokracia nuk është e garantuar, por një trashëgimi që çdo brez duhet ta mbrojë.
Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm demokratik, në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe standardet zgjedhore. Megjithatë, ai shtoi se Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, përfshirë narrativat ruse që shpërndahen në rajon përmes Serbisë, me synim polarizimin shoqëror dhe minimin e zgjedhjes demokratike të qytetarëve.
Ai kujtoi se në zgjedhjet e këtij viti u regjistruan dhjetëra mijëra postime politike, video të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe deklarata të fabrikuara, ndërsa misioni i vëzhgimit të BE-së vitin e kaluar identifikoi dhjetëra artikuj nga mediat ruse “Sputnik Srbija” dhe “Russia Today” me bazë në Beograd, që kanë targetuar fushatën zgjedhore të Kosovës me dezinformim.
Kryenegociatori Zulfaj potencoi se Kosova tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe demokratike, përfshirë themelimin e Ministrisë së Digjitalizimit, zgjerimin e shërbimeve të eKosova, ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike, si dhe investimin në edukimin medial dhe qytetarinë aktive.
Në këtë drejtim, ai mirëpriti përfshirjen e vendeve partnere të zgjerimit në Mburojën e Demokracisë Evropiane dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së hershme në mekanizmat e kësaj iniciative duke përfshirë kanalet e paralajmërimit të hershëm, protokollet e reagimit ndaj incidenteve, ushtrimet e reagimit të shpejtë, si dhe lidhjen e fakt-kontrolluesve (fact-checkers) dhe studiuesve nga Kosova me Observatorin Evropian të Medieve Digjitale (EDMO).



Të tjera
Ballkani dhe Malisheva mësojnë kundërshtarët në raundin e parë të Conference League
KEDS njofton ndërprerje të energjisë për datat 17-20 Qershor
Milan zyrtarizon trajnerin e ri