Kampionia e Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Skuadra gjilanase do të përballet me kampionin e Lituanisë, Kauno Zalgiris, në një duel me objektiv kalimin në raundin e dytë.
Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 korrik, ndërsa sfida e kthimit është planifikuar për 14 ose 15 korrik. Datat dhe oraret e sakta do të konfirmohen nga UEFA në ditët në vijim.
Drita synon të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt fazave të mëtejshme të Champions League, ndërsa përballja me Kauno Žalgiris pritet të jetë një test i fortë për kampionët e Kosovës.



Të tjera
FIFA e ndryshoi ceremoninë e re para ndeshjeve, shkaku i Arabisë Saudite dhe flamurit të saj
Covid-19 lidhet me rrezikun e sëmundjeve mendore, sugjeron studimi i ri
Ballkani dhe Malisheva mësojnë kundërshtarët në raundin e parë të Conference League