Sot, në Prishtinë është hapur edicioni i 26-të i Panairit të Librit, nën moton “Libri hap derën”, i cili do të jetë i hapur deri më 21 qershor.
Në këtë panair ka marrë pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se panairi duhet të edhe një ftesë për të folur më seriozisht për leximin, sidomos sot, kur fëmijët dhe të rinjtë tanë përballen çdo ditë me shpërqendrime të shumta.
Ajo tha se një fëmijë që lexon mëson të kuptojë, të pyesë, të dallojë idenë kryesore dhe të mos ngutet në përfundime.
Prandaj, ajo theksoi se libri duhet të jetë më afër fëmijëve dhe të rinjve në familje, shkollë dhe në jetën e përditshme./teve1.info/



Të tjera
PE miraton me 483 vota raportin për Shqipërinë. Bie amendamenti kundër projektit të dhëndrit të Trump në Sazan
Përfundon numërimi i votave, këta do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit
Roma dënohet nga UEFA, Interi e Milani ‘shpëtojnë’