Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se mandatet e LDK-së mund të jenë vendimtare në këtë proces.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 18 mandatet e LDK-së mund të luajnë rol kyç në zgjedhjen e presidentit të vendit.
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Haziri tha se emri i Vjosa Osmanit nuk duhet të shihet si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje politike që, sipas tij, do t’i jepte vendit stabilitet dhe normalitet institucional.
“Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmuar se emri i saj nuk është asnjëherë problem për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”, ka thënë Haziri.
“Natyrisht që ne në bisedime hyjmë me emra konkretë për çdo pozicion, nuk ka nevojë me u tërheq edhe pa u ftuar”, ka deklaruar ai.
Sipas Hazirit, LDK-ja, me 18 mandatet e saj, mund të jetë faktor i rëndësishëm në procesin e zgjedhjes së presidentit, nëse partitë politike synojnë një marrëveshje më të gjerë për stabilitet institucional.



Të tjera
Rutte minimizon deklaratat e Hegseth ndaj NATO-s
Zelensky thotë se Trump ra dakord të rrisë presionin ndaj Rusisë
Tri largime nga SC Gjilani