Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ishte një nga plagët më të rënda dhe më të heshtura, duke theksuar se ajo nuk ishte pasojë anësore e luftës, por një krim i rëndë që synonte të shkatërronte jo vetëm individin, por edhe familjen, komunitetin dhe ndjenjën e sigurisë së një shoqërie të tërë.
Në konferencën e organizuar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit, Haxhiu tha se çdo i mbijetuar ka të drejtën të flasë ose të hesht dhe se askush nuk duhet të detyrohet të ndajë dhimbjen për t’u besuar apo mbështetur.
“Përkundër hapave të rëndësishëm që janë bërë në njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, drejtësia mbetet një obligim i yni i përbashkët. Ndonëse viteve të fundit janë bërë përparime, puna duhet të vazhdojë me seriozitet e profesionalizëm“, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Sipas Haxhiut, ndëshkimi i krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë është i domosdoshëm, duke shtuar se këto krime nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar dhe nuk falen kurrë.



Të tjera
Rutte minimizon deklaratat e Hegseth ndaj NATO-s
Zelensky thotë se Trump ra dakord të rrisë presionin ndaj Rusisë
Tri largime nga SC Gjilani