Mesfushori i Portugalisë, Joao Neves, ka zbuluar se goli i shënuar në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër RD Kongos ishte një dedikim i veçantë për nënën e tij.
Neves gjeti rrugën e rrjetës në barazimin e Portugalisë, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ndau një rrëfim prekës që emocionoi tifozët.

Nëna e tij ndërroi jetë në shkurt të vitit 2024 pas një beteje të gjatë me kancerin, kur futbollisti portugez ishte vetëm 19 vjeç.
“E shoh babanë tim në tribuna, e shoh të dashurën time – nëna ime nuk është aty, siç e dini, por e di se ajo është gjithmonë me mua. Prandaj ngrita duart drejt qiellit. Goli im i parë në Kupën e Botës është për të”, deklaroi Neves.

Festimi emocional i mesfushorit të Portugalisë tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe i dha edhe më shumë domethënie një momenti të paharrueshëm në karrierën e tij.
Portugalia ka ende dy ndeshje për të zhvilluar në fazën e grupeve të Kupës së Botës, ku do të përballet me Uzbekistanin dhe Kolumbinë.



Të tjera
Rutte minimizon deklaratat e Hegseth ndaj NATO-s
Zelensky thotë se Trump ra dakord të rrisë presionin ndaj Rusisë
Tri largime nga SC Gjilani