Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti nuk e ka komentuar fare gatishmërinë e deklaruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për koalicion paszgjedhor, qeveritar.
Duke dalë nga një aktivitet ku ishte i pranishëm në cilësinë e kryeministrit në detyrë, ai nxitoi të hip në makinë, pa e thënë asnjë fjalë të vetme si përgjigje në pyetjen që njëri nga gazetarët e shumtë ia bënë lidhur me këtë zhvillim politik.
Ndryshe, që nga përfundimi i zgjedhjeve të 7 qershorit, ku partia e tij doli sërish fituese, Kurti ka deklaruar në disa raste se është i hapur për bisedime me partitë tjera për gjetjen e një kompromisi për çështjen e presidentit, pozitës e cila në mungesë funksionit të plotë, e qoi vendin në zgjedhje të parakohshme.



Të tjera
Japonia po e mahnit botën, trajneri e tregon çelësin e suksesit
Bota sytë nga Zvicra, SHBA dhe Irani nisin negociatat vendimtare
“Superpuna për Gratë”, kryeminsitri njofton skemën e re për punësimin e grave