Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Washingtoni duhet ta mbajë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “paksa të shëndoshë mendërisht” sa i përket Libanit, transmeton Anadolu.
Duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si “të mirë”, Trump, në një fragment të intervistës për Axios të publikuar të premten, ka pretenduar se mund t’i kontrollojë veprimet ushtarake izraelite në Liban sepse zyrtarët atje “bëjnë atë që unë them”.
Ai ka theksuar epërsinë ushtarake amerikane, duke vënë në dukje se SHBA-ja siguron “armët” dhe “bombarduesit B-2”, dhe ka pretenduar se pa ndërhyrjen e tij, Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht.



Të tjera
Haziri zbulon ‘ultimatumin’ e LDK-së – Kush po e bllokon shtetin dhe çka kërkohet urgjentisht?
Çun Lajçi i thotë të vërtetat në sy Përparim Ramës – Pse aktori i madh ndihet i ‘tradhtuar’ nga vota e tij?
Enver Bytyçi lëshon ‘bombën’ – Pse po paralajmërohet fundi i epokës së Edi Ramës në politikë?