Policia e Kosovës njofton se në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:50, ka ndodhur një rast grabitjeje në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë derivatesh, dy persona të maskuar kanë hyrë brenda objektit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) kanë marrë para të gatshme në vlerë prej rreth 2,539.64 euro.
Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit, sipas policisë, janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.



Të tjera
Parandalimi dhe trajtimi i dhimbjes së shpinës
Tahiraj ‘shkund’ themelet e LDK-së – Kush janë përgjegjësit që po e mbajnë peng partinë e Rugovës?
Arijan Topallaj fiton në mënyrë brutale e mposht çekun, i pranishëm edhe Fisnik Asllani