Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për dështim në garantimin e integritetit të Testit të Maturës, duke kërkuar përgjegjësi politike nga ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.
Sipas Lushakut, si anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, ajo kishte propozuar ndryshime në Ligjin për Provimin Shtetëror të Maturës dhe masa konkrete për të parandaluar kopjimin gjatë testimit.
“Ministri Çeku e pati kundërshtuar me arsyetimin se procedurat e blerjes së pajisjeve elektronike marrin kohë. Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender”,
Lushaku vlerësoi se mungesa e këtyre masave ka krijuar padrejtësi mes maturantëve dhe e ka bërë testin “të pavlerë”.
“Ky është një dështim që është paralajmëruar, por nuk ka pasur vullnet që të përmirësohet. Kjo do të shkaktojë shumë padrejtësi në mes të nxënësve”,
Ajo shtoi se arsimi nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie dhe se pasojat do t’i vuajnë nxënësit e Kosovës.
Deri më tani, Ministria e Arsimit nuk ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së zgjedhur të LDK-së.
Derisa deputetja tjetër e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë sot se Testi i Maturës duhet të anulohet.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arrit me kopju më shumë.
“Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin”, ka shkruar Bajrami.



Të tjera
Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë
Messit i bëhet statujë 26 metra e gjatë në një qytet në Argjentinë