“Mos harro Çamërinë”, me këtë moto në Tiranë ka nisur java çame.
Shoqata patriotike çamëria përkujton 82 vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.
Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës.
Mijëra persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë. Pronat iu grabitën dhe konfiskuan nga shteti grek ndërsa fshatrat iu dogjën e iu shkatërruan./abcnews.al



Të tjera
Rama e quan “zëdhënës të Iranit”, njeriun që dikur mbajti armën në radhët e UÇK-së
Erdogan: Samiti i NATO-s dhe ai i shteteve turke do ta kthejnë Ankaranë në qendër të diplomacisë globale
Një tas sallatë në ditë ndikon pozitivisht në kujtesën tonë