Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kanë reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketuan ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili lexoi kërkesat në emër të protestuesve si një “zëdhënës” të Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.
“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama.
Balla shkoi edhe më larg duke deklaruar se Goxhaj është mbështetës i regjimit iranian dhe kundërshtar i SHBA-së dhe Izraelit.
“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti ‘zëdhënësi’ i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë”, tha Balla.
Ai shtoi se, sipas tij, “të vërtetat e protestës po zbulohen dita-ditës”.
“Tani ‘patriotët’ edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash-avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, përfundoi reagimin Balla.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1