Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Lionel Messi, në ditën që theu rekordin duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kampionateve botërore, hodhi nënshkrimin në fanellën me simbole të shtetit të Kosovës.

Këtë moment magjik përmes pamjeve na e solli drejtori i Sportit në Artmotion Arlind Sadiku, i cili po e përcjellë nga afër botërorin që po zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

“Në ditën kur Leo Messi u shpallë golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve, pata fatin ta takoja dhe të merrja një nënshkrim të tij në fanellën me simbole tona shtetërore. Një nga momentet më të lumtura në jetë për mua. Gracias Leo”, ka deklaruar Sadiku.

Mbrëmë argjentinasi me dygolëshin e tij e ka tejkaluar gjermanin Miroslav Klose, duke hyrë si golashënuesi më i mirë në histori të kampionateve botërore.