Shefi i Shtabit të KFOR-it, kontraadmirali Maximilian Clark, ia dorëzoi përgjegjësitë e tij gjeneralit të brigade të porsa-zgjedhur, Chad Daniels, në shtabin e KFOR-it, “Film City”.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës u bë në prani të zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina.
Gjenerali Collina shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për kontraadmiralin Clark për lidershipin e tij dhe për vendosmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin me të cilin ai udhëhoqi Shtabin.
Ai gjithashtu i uroi mirëseardhjen Chad Daniels dhe i uroi çdo sukses në rolin e tij të ri brenda misionit të KFOR-it.
“Në fjalën e tij, Kontraadmirali Clark falënderoi stafin e Shtabit dhe stafin e zyrës së tij për punën e tyre të palodhur dhe për mbështetjen e prioriteteve të Komandës. Ai deklaroi se gjithmonë e kishte konsideruar suksesin e tyre si suksesin e tij, duke punuar së bashku si ekip në çdo rast, dhe se ishte përpjekur t’i linte pozicionet më mirë sesa i kishte gjetur” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Kontraadmirali Clark theksoi gjithashtu angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.



Të tjera
Abdixhiku u reagon Muhaxherit dhe Ahmetit: Si nuk u ngopën kurrë?!
Policia e Kosovës konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë nga fillimi i vitit 2026
A do të ketë koalicion me LDK-në? – Flet për herë të parë Albin Kurti