Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Anëtarët e zgjedhur janë: Valentina Sopjani e cila ka marrë 212 vota, dhe Agron Maxhuni 204 vota.

Mandati i tyre fillon më 8 korrik.

Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore.

Ndryshe, para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote është 354.

Nga ta kanë votuar 303, ndërsa 51 të tjerë kanë munguar.

Në garë ishin katër kandidatë: Agron Maxhuni, Diora Bajrami 64 vota, Ilir Bytyqi 84 vota dhe Valentina Sopjani.