Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se propozimi i emërimit të këtij komisioni po bëhet për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
“Ky mekanizëm është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe vendimmarrjen lidhur me kompensimin e personave që kanë pësuar nga veprat penale. Emërimi i tij siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemit të kompensimit dhe forcimin e mbështetjes institucionale për viktimat e krimit”, tha Kurti.
Ndërsa, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës dhe zbatimin e mirëfilltë të ligjeve në fuqi.



Të tjera
Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës
Fenerbahce nënshkruan kontratë pesëvjeçare me sulmuesin senegalez Amara Diouf
Ylli i Chelseat po e kërkon largimin, disa orë pasi Chelsea arriti marrëveshje për një lojtar të ri