Shefi i EULEX-it thotë se shtetet e BE-së janë gati ta rrezikojnë jetën e policëve të tyre për ta mbështetur Kosovën
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë gati ta rrezikojnë jetën e policëve te tyre që shërbejnë në këtë mision për ta mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj, deklaron shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në një intervistë për KosovaPress.
Barbano në intervistën e fundit si shef i Misioni të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, thotë se, EULEX si reaguesi i dytë në Kosovë është gati të ndërhyjë në rast se është e nevojshme, gjë që sipas tij, ky është një mesazh politik shumë i rëndësishëm.
Barbano: Shtetet e BE-së janë gati ta rrezikojnë jetën e policëve të tyre për ta mbështetur Kosovën
Ai tutje thotë se EULEX-i mbetet i përkushtuar për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë, teksa shtoi se kanë mekanizma për të marrë përforcime nga njësitë rezervë policore në rast nevoje.
Barbano: Nëse ka nevojë, mund të marrim përforcime nga njësitë rezervë për ruajtjen e sigurisë
“Shpresojmë që të mos ketë nevojë për këtë, por kemi gjithashtu mekanizma për të marrë përforcime nga njësitë rezervë policore të siguruara nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të kontribuar në përpjekjet për ruajtjen e sigurisë. Në këtë drejtim kemi përmirësuar mekanizmat për trajnim të përbashkët dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit, si dhe kemi rritur ndërveprueshmërinë tonë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Kjo ka dëshmuar efektivitet në disa raste”, nënvizon ai.



Të tjera
BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq
Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025
Futbollisti i Malishevës rikthehet te SC Gjilani, firmos kontratë dyvjeçare