Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se procesi i largimit të mbeturinave në qytet po vazhdon me intensitet të shtuar, si pjesë e masave emergjente të ndërmarra nga komuna.
Sipas tij, nga sot në terren do të angazhohen katër kamionë çdo ditë për largimin e mbeturinave në zonat e ndryshme të qytetit.
“Fushë-Kosova po pastrohet. Nga sot, 4 kamionë çdo ditë në terren për largimin e mbeturinave në qytetin e Fushë Kosovës. Pas masave emergjente të ndërmarra, procesi i largimit të mbeturinave po hyn në fazën përfundimtare të zgjidhjes”, ka deklaruar Prebreza.
Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se angazhimi i përbashkët është i rëndësishëm për mbajtjen e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm.



Të tjera
Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit
Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri
Asnjëherë mos i neglizhoni këto shenja të hershme të kancerit të mushkërive