Lionel Messi sot i mbush 39 vjet – Ekonomia Online

Lionel Messi sot i mbush 39 vjet

Për sensacionin e futbollit, Lionel Messi, dita e sotme është e veçantë.

Ai feston ditëlindjen e tij të 39-të.

Messi ka edhe më shumë arsye për të festuar për shkak të thyerjes së rekordit si golashënues më i mirë në Kampionate Botërore, me 18 gola.

“The Goat”, aktualisht është në formë të jashtëzakonshme duke i dhënë shtytje të madhe Argjentinës në Kampionatin Botëror – në dy ndeshje ka 5 gola.

Pikërisht në ditën e lindjes, fituesi i tetëfishtë i “Topit të artë”, ka publikuar disa pamje duke u stërvitur në palestër.

Lionel Messi, u lind më 24 qershor 1987 në Rosario.