E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

Astrit Vllasa është 29-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident komunikacioni të martën në Vranidoll të Prishtinës.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i më të dashurit të tyre do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Vranidoll.

Rasti i rëndë ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, tha policia dje.