Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, thotë se për formimin e xhandarmërisë, të paralajmëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet pasur parasysh korniza ligjore që përcaktohet nga Kushtetuta, e cila e konsideron policinë si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit.
Barbano thekson se në fazën aktuale, informacionet që i kanë janë të kufizuara pasi hapat e ndërmarrë deri më tani për krijimin e një xhandarmërie janë në fazën fillestare.
Shefi i EULEX-it flet për xhandarmërinë: Duhet ta kemi parasysh kornizën ligjore që përcaktohet nga Kushtetua
“Natyrisht, ne respektojmë pronësinë vendore të procesit, por duhet të kemi parasysh edhe kornizën ligjore që përcaktohet nga Kushtetuta, e cila e konsideron Policinë e Kosovës si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit. Prandaj, çfarëdo zgjidhjeje që do të gjendet për këtë projekt duhet ta respektojë këtë kornizë ligjore, si dhe kufizimet e tjera të përcaktuara nga marrëveshje dhe aranzhime të ndryshme. Ne jemi të gatshëm t’i monitorojmë këto zhvillime. Misioni mbetet i angazhuar ngushtë në përcjelljen e kësaj çështjeje dhe, nëse kërkohet, të ofrojë këshilla dhe ekspertizë”, thotë Barbano në intervistën për KosovaPress.
Barbano thotë se nëse krijohet xhandarmëria, duhet të ketë koordinim siç kanë policia, KFOR-i e EULEX-i
“Sërish, ne tashmë kemi një mekanizëm koordinimi shumë të mirëprovuar ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it në fusha të ndryshme të mandateve tona, me trajnime të përbashkëta dhe takime periodike. Prandaj, nëse krijohet një aktor i ri, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të integrohet në të njëjtin mekanizëm koordinimi”, tha Barbano.



Të tjera
Arsyet pse shëndeti mendor keqësohet afër festave të fundvitit
Reagon vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani: “Taulant Balla ma vr@u për së dyti babën, kërko falje publike”
Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit