Është gjetur pa shenja jete një i mitur në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi e cila tha se është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person(mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, tha ajo.



Të tjera
Konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës
Kur prekni këto objekte të përditshme lani duart
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq