Teologia nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, është shpallur “person i padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar Hudutin si të infiltruar në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Sipas vendimit, të transmetuar nga mediat në Shqipëri të enjten, masa është marrë mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga institucionet përgjegjëse, sipas të cilave veprimtaria e Hudutit vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin dhe sigurinë publike.
Urdhri i ministrit i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.
Autoritetet shqiptare pretendojnë se Huduti ka lidhje me regjimin iranian të ajatollahëve. Ajo gjithashtu është akuzuar për thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Po ashtu, sipas autoriteteve në Shqipëri, ajo është shfaqur publikisht pranë ish-presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad.
E Rama publikoi në Facebook foto të Hudutit ku pretendohet të jetë krah Ahmadinejadit, teksa e akuzoi se është përfshirë në protesta si e infiltruar.



Të tjera
Kosova dhe Austria nënshkruarjnë marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse
Basha inspekton rehabilitimin e rrugës së dëmtuar në Slivovë të Ferizajt
Testi i thjeshtë në kushte shtëpie që parashikon nëse mund të vuani nga kanceri i lëkurës