Nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Lajmin e ka bërë të ditur për RTKLive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, tha Elezi.
Gjykata Supreme gjatë ditës së sotme ka hedhur poshtë ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, për rinumërimin e plotë të votave të kësaj partie. Kjo i ka hapur rrugë KQZ-së të shpallë rezultatet përfundimtare.



Të tjera
Efektet anësore të hudhrës
Basha rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për projektet infrastrukturore
Trump kërcënon me 100 për qind tarifa vendet që vendosin taksa mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane