Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë prej 100 për qind mbi importet nga çdo vend që miraton një taksë mbi shërbimet digjitale, duke thënë se ajo synon kompanitë amerikane, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se disa vende evropiane po diskutojnë zbatimin e afërt të taksave mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane, ndërsa disa prej tyre janë pranë miratimit të masave.
“Disa nga këto vende janë shumë afër ta bëjnë këtë. Ju lutem, le të shërbejë kjo deklaratë si njoftim se çdo vend që vendos një taksë të tillë do të përballet menjëherë me një tarifë prej 100 për qind mbi të gjitha mallrat që dërgohen në SHBA”, shkroi Trump.
“Kjo tarifë do të mbizotërojë mbi marrëveshjet tregtare me këto vende, pavarësisht nëse ato janë zbatuar apo nënshkruar. Për më tepër, tarifa 100 për qind do të vendoset menjëherë nëse ato vazhdojnë”, shtoi ai.



Të tjera
Gjumi më i gjatë e zvogëlon nevojën për produkte të ëmbla
Dugolli takon kongresistin amerikan Baumgartner, flasin për partneritetin
Protesta në ditën e 27-të, mbërrin në Tiranë, Eurodeputetja e njohur në mbështetje të tyre