Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët e Stacionit të Policisë Kufitare në Muçivërcë, në bashkëpunim me zyrtarët e Stacionit Policor në Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa serbe, ku gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura në valixhe 656 cigare elektronike (Vape).

Dyshohet se produktet ishin futur në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe vendosjen e tyre në tregun e Republikës së Kosovës.

Automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndaj të cilit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Në koordinim me prokurorinë kompetente janë zhvilluar procedurat hetimore, ndërsa automjeti dhe 656 cigaret elektronike janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale./