Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Pas disa vitesh mungesë me produksione muzikore, artistja ka lançuar hitin e saj, “Atë natë”, një bashkëpunim me Lumi B. Menjëherë kënga ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Në videoklip, Luana shpalosi edhe njëherë format bombastike që ka, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin në muzikës. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë. Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.
Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.



Të tjera
Pesë sekrete për të mos humbur asnjëherë valixhet në aeroport
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera